Kryetari I Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar dëshmorët Ymer Alushani dhe Ali Zogaj në 27-vjetorin e rënies së tyre.
Limaj shkroi se Alushani e Zogaj ishin digë e fuqishme e bllokimit të Grykës së Llapushnikut
“Me mbylljen e Grykës, iu prishën planet Serbisë për ta izoluar këtë pjesë të Kosovës”, shkroi Limaj.
Tutje ai shtoi se humbja e tyre ishte e madhe për UÇK-në por “po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore.”