Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ligji për Çmimet Tavan, VV: Sikur të mos dërgohej nga opozita e bllokohej nga Gjykatata Kushtetuese, sot qyetarët do të paguanin shumë më lirë për produket esenciale

Ligji për Çmimet Tavan, VV: Sikur të mos dërgohej nga opozita e bllokohej nga Gjykatata Kushtetuese, sot qyetarët do të paguanin shumë më lirë për produket esenciale

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një reagim ndaj opozitës dhe Gjykatës Kushtetuese për çmimet e larta, duke thënë se sikur Ligji për Çmimet Tavan të mos dërgohej në Gjykatën Kushtetuese dy vjet më parë dhe të mos rrëzohej ky ligj, sot qytetarët do të paguanin shumë më lirë për produktet esenciale.

VV thotë se çmimet vazhdojnë të jenë të paarsyeshme, por se Kosova vazhdon të ketë nivelin më të ultë të rritjes së çmimeve.

“ Më 22 tetor të vitit 2022, me propozim të Qeverisë Kurti, Kuvendi miratoi Projektligjin për Çmimet Tavan, si një masë shtesë për të parandaluar manipulimin e qëllimshëm të çmimeve nga bizneset. Por, opozita – e cila ka dëshmuar se mbron më shumë interesat e grupeve milionere dhe oligarkëve, për ta pamundësuar zbatimin e tij, e dërgoi menjëherë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese. Më 23 nëntor 2023, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin për Çmimet Tavan, duke hequr mundësinë për një kontroll më efektiv të devijimit të çmimeve. Si rezultat, edhe pse inflacioni ka rënë, çmimet vazhdojnë të jenë të paarsyeshme”, thuhet në postimin e VV’së.

“Pavarësisht këtij luftimi e sabotimi nga ana e opozitës dhe mekanizmave të kontrolluar nga ajo, Kosova vazhdon të ketë nivelin më të ultë të rritjes së çmimeve”.

Powered by WordPress