Gara më prestigjose evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të rikthehet sot me dy ndeshjet jashtëzakonisht interesante.
Këto dy sfida janë të vlefshme për fazën gjysmëfinale dhe sot do të luhen ballafaqimet e para.
Në “Estádio da Luz” të Lisbonës, Benfika e pret Interin, skuadër e cila së fundmi është futur në një krizë të thellë të rezultateve, andaj të dy skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht kalimin në gjysmëfinale.
Ballafaqimi tjetër i jashtëzakonshëm do të zhvillohet në “Etihad stadium”, aty ku Manchester City e pret gjigantin gjerman Bayern Mynih.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.
/TV Arbëria