Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbështet vendimin e Qeverisë për produktet serbe

Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbështet vendimin e Qeverisë për produktet serbe

Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbështet vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia.Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka rikujtuar se vendimet e tilla ishin në kundërshtim me frymën e promovuar nga Marrëveshja për Tregtinë e Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), si dhe me zotimet e Kosovës për integrimin në Bashkimin Evropian.

Duke pasur parasysh që njëra nga synimet kryesore të CEFTA-së është reduktimi i kostove të tregtisë dhe prodhimit përmes eliminimit të barrierave në lëvizjen e mallrave, Lidhja e Bizneseve bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të fuqizojë mekanizmat e kontrollit në pikat kufitare në mënyrë që masa aktuale e sigurisë të hiqet në tërësi.Një vendim i tillë duhet të shfuqizohet, andaj inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për promovimin e lëvizjes së lirë të mallrave midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe avancimin e përpjekjeve për krijimin e tregut të përbashkët rajonal.

Duke shprehur shqetësimin për vendime populiste që po dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe biznesit lokal, Lidhja e Bizneseve kërkon që qeveria të mos lidhë vendimet ekonomike me populizmin, pasi kjo po dëmton imazhin e vendit dhe të berit biznes, duke sjellë pasoja negative për ekonominë dhe investitorët po tërhiqen. Kërkohet që vendimet ekonomike të jenë të pavarura nga motivet populiste për të shmangur rënien e imazhit të vendit, zhvendosjen e investitorëve dhe ndikimin negativ në ekonomi.