Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon që të ndalen “sulmet” ndaj sektorit privat

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon që të ndalen “sulmet” ndaj sektorit privat

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar pas “sulmeve” ndaj dy korporatave të mëdha në Kosovë.

Sipas tyre, këto “sulme” kanë qëllime politike për të arritur më shumë pikë në fushatat zgjedhore.

Përmes një reagime, Lidhja e Bizneseve të Kosovës, ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj sektorit privat për shkak se do të humbej besimi për investime të sigurta.

Reagimi i plotë:

Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me sulmet dhe përpjekjet për të dëmtuar imazhin e dy korporatave të rëndësishme në vend. Ne jemi të shqetësuar se këto veprime po kryhen për qëllime politike dhe për të siguruar pikë në fushatat zgjedhore, duke përfshirë sektorin privat në mënyrë të padrejtë.

Dëmtimi i imazhit të kompanive dhe i sektorit privat është i papranueshëm dhe ka pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sulmet e tilla krijojnë një mesazh të gabuar dhe të dëmshëm për investitorët e huaj, të cilët mund të humbin besimin në një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për investime.

Apelojmë që politika dhe për interesa te ngushta partiake të mos dëmtojnë interesat e sektorit privat dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kërkojmë që të respektohet transparenca dhe ligji në çdo aspekt, dhe të krijohet një klimë më pozitive për investitorët dhe kompanitë që operojnë në Kosovë.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës qëndron në mbështetje të një mjedisi të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për bizneset, dhe dënon çdo formë të keqperdorimit të politikës për të sulmuar integritetin dhe stabilitetin e korporatave në vend.