Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Liderët politikë në Preshevë kërkojnë më shumë vëmendje ndërkombëtare

Liderët politikë në Preshevë kërkojnë më shumë vëmendje ndërkombëtare

USA – BE, MONITORONI SERBINË”, “DUAM LIBRA SHQIP” , “STOP PASIVIZIMIT SELEKTIV” janë disa nga thirrjet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Me anë të tyre, ata po ngritin zërin ndaj diskriminimit të Serbisë atje.

E bashkë me qytetarët, në rend të parë janë edhe liderët shqiptarë.

Ata bashkë e krahë njëri tjetrit, kërkojnë më shumë vëmendje ndërkombëtare.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se ky numër i madh i qytetarëve tregon që po shkelen të drejtat elementare.

E për kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani Bashkësia Ndërkombëtare nuk po tregohet e barabartë.

Mirëpo për kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu kjo protestë nuk do të jetë e fundit.

E disa nga kërkesat e shqiptarëve i thanë nga Këshilli Organizativ.

Të hënën, marshi protestues filloi nga Stadiumi i qytetit në drejtim të Komunës së Preshevës.