Aktualisht Donald Trump-it i duhen edhe 3 vota për tu bërë zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan TV Arbëria.
Me këtë fitore Trump ka hyrë në histori si presidenti i dytë i Amerikës, me dy mandate jo të njëpasnjëshme.
Pas kësaj Donald Trump e kanë uruar liderët politk, të shteteve të ndryshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ende pa u shpallur fitorja zyrtarisht e Donald Trump ka bërë urimin e saj, duke u shprehur se SHBA mbetet aleati i domosdoshëm i Kosovës.
“SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike”, ka thënë Osmani.
Një tjetër lider, ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se llogarit në mbështetjen e ShBA-ve për shtetin e Ukrainës.
“Rikujtoj takimin tonë të mrekullueshëm me Trumpin në shtator, kur kemi diskutuar në hollësi për partneritetin strategjik Ukrainë – SHBA, Planin e Fitores dhe rrugët për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. E çmoj përkushtimin e Trumpit për qasjen për ‘paqe përmes forcës’ kur vjen puna për çështjet globale. Ky është saktësisht parimi që mund të afrojë Ukrainën me paqen. Mezi presim për një epokë të SHBA-së së fuqishme nën udhëheqësinë e Trumpit. Ne llogarisim në mbështetjen e fuqishme dypartiake në SHBA për Ukrainën”, ka shkruar Zelensky.
Edhe Presidenti i Francës, Emanel Macron ka uruar Trump-in, ai ka shkruar, “Urime President Donald Trump.
Ai tutje ka thënë se është gati për të punuar bashkë me Trump.
“Gati për të punuar së bashku siç kemi bërë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe me të miat.
Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, ka thënë Macron.
Reagim ka ardhur edhe nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ai është shprehur se kjo fitore është kthimi më I madh në histori.
“Rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-së. Urime President Donald Trump për fitoren e madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën”, ka thënë Netanyahu.
Edhe shefi I NATO-s Mark Rutte, ka uruar Trump, duke thënë se “Udhëheqësia e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të forte”.
Lideri I radhës që ka uruar Trump-in është kryeministri britanik, Keir Starmer.
“Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, ka shkruar ai.
Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka uruar Trumpin duke thënë se “Gjermania dhe SHBA-ja kanë punuar me sukses për kohë të gjatë, për të promovuar lirinë në të dyja anët e Atlantikut”.
Po ashtu edhe ish-i i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar duke thënë se pas fitores së Trump bota ka shpëtuar.
“Ne e kemi mposhtur zgjimin e majtë. Paqja do të vijë së shpejti”, ka shkruar Grenell.
Urimi për Donald Trump nuk kanë munduar edhe nga lideri shqiptarë, kryeministri Edi Rama, ai është shprehur se mezi pret të ketë bashkëpunim me Trump.
“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, ka shkruar Rama.
Opozita në Kosovë uron Donald Trump
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar “Urime President Trump!”
“Në emër të PDK-së, i përcjell urimet më të përzemërta Presidentit Trump dhe popullit amerikan në një tjetër rrugëtim të përbashkët përpara. Rizgjedhja e Presidentit Trump është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane”, ka shkruar Krasniqi.
Edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar Trump-in, dhe ka theksuar se “Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës”
“Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane!
Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!”, ka shkruar ai në facebook.
Ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, është shprehuri bindur se nën udhëheqjen e Trump-it, SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur.
“Urime popullit amerikan për një proces zgjedhor që pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të tij.
Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij. Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës, jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur”, ka shkruar Haradinaj.
Donald Trump sot ka folur edhe para popullit amerikanë, në fjalimin e tij u shpreh se kjo fitore është historike për të dhe se so të ndalojë luftratë.
“Faleminderit të gjithëve, kjo është e mrekullueshme. Kjo është një lëvizje që askush nuk e ka parë më parë. Kjo është lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave”
“Ne mposhtim ISIS-in në kohë rekord, por nuk patëm luftëra”.
“Ata thanë ai do të fillojë një luftë”. Unë nuk do të filloj një luftë, do t’i ndaloj luftërat”, është shprehur Trump. /TV Arbëria