Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan në punë të shtetit” Deputetja e AAK’së akuzon ministrin për nepotizëm: Allahile me çfarë fytyre…

“Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan në punë të shtetit” Deputetja e AAK’së akuzon ministrin për nepotizëm: Allahile me çfarë fytyre…

“Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan e tij në punë të shtetit”, kështu ka deklaruar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke shtuar se ministri Liburn Aliu e ka punësuar gruan në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Përmes një statusi në Facebook, Bytyqi ka akuzuar partinë në pushtet se e ka pasur veç “fasadë” luftimin kundër nepotizmit.

“Allahile me çfarë fytyre doni me ja mësy pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, me çfarë vetëbesimi e me cilin guxim? Nejse duhet më pas fytyrë për me pas marre, e ju nuk e keni”, shkruan ajo mes tjerash.

Shkrimi i saj:

Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan e tij në punë të shtetit, si Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike” në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë. Mirë boll, të paktën po na e dëshmoni çdo ditë se luftimi kundër nepotizmit ka qenë veç fasadë, ashtu si për shumëçka tjetër, vetëm e vetëm për të ardh në pushtet.

Allahile me çfarë fytyre doni me ja mësy pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, me çfarë vetëbesimi e me cilin guxim? Nejse duhet më pas fytyrë për me pas marre, e ju nuk e keni.