Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e sistemit të avancuar të aterrimit, kanë aterruar me suksese, ndërsa fluturimet pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar, shkruan TV Arbëria.
“46 ardhje-shkuarje jane realizuar me sukses, deri sa 12 jane anuluar ne ardhje”, ka njoftuar ministri.
Ministri Ali më 19 dhjetor 2024, kishte njoftuar për sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B, duke shkruar se: Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!. /TV Arbëria
Njoftimi i plotë: