Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Liberalizimi i vizave të enjten në rend dite në Bruksel, raportuesi holandez: Votoni!

Liberalizimi i vizave të enjten në rend dite në Bruksel, raportuesi holandez: Votoni!

Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Europian. Votoni në komision👇🏼 këtë të enjte!”, shkroi në Twitter eurodeputeti Thijs Reuten , negociuesi dhe raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën nga Holanda.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tash, kjo marrëveshje duhet të votohet në Komisionin për Drejtësi dhe Liri Qytetare (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancë plenare.

 

Themes by WordPress