Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në agjendën e Parlamentit Evropian

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në agjendën e Parlamentit Evropian

Sot në Bruksel në rend dite do të jetë liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme pritet të votohet marrëveshja trepalëshe.

Kjo u bë e ditur edhe nga LIBE në faqen e saj zyrtare.

Për votimin ditë më parë ka njoftuar edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten.

Reuten ka bërë thirrje që të votohet pro heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës.

Parlamenti Evropian disa herë ka votuar rezoluta duke përkrahur liberalizimin për vendin tonë.

Organi legjislativ i Bashkimit Evropian, iu kishte bërë presion vendeve të BE-së, që sa më parë ta miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Deri më tani, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk mund të udhëtojë pa viza për në vendet e BE-së

/TV Arbëria

Powered by WordPress