Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Liam Payne dyshohet se ishte në halucinacione kur kërceu nga ballkoni, nën ndikimin e një substance

Liam Payne dyshohet se ishte në halucinacione kur kërceu nga ballkoni, nën ndikimin e një substance

Vdekja e papritur e yllit të ish-grupit One Direction, Liam Payne, ka tronditur opinionin të enjten.

Payne, dyshohet se ra nga kati i tretë i një hoteli të Argjentinës, megjithatë policia lokale është duke e hetuar rastin.

Autoritetet atje thonë se sjellja e Liamit i ngjante në përputhje me atë të përdoruesve të drogës “kristal”, por ende nuk kanë prova se kjo substancë ishte e pranishme në dhomën e tij.

Ata janë ende në pritje të rezultateve të analizave për lëndët narkotike dhe medikamentet që kanë marrë nga vendi i ngjarjes.

Foto: Pamja nga dhoma e hotelit të Liam / TMZ
Payne ishte potencialisht nën ndikimin e një droge të fuqishme [që mund të shkaktojë sulme psikotike dhe halucinacione] në momentin kur vdiq, sipas policisë në Argjentinë.

Autoritetet dyshojnë se Liam ishte nën ndikimin e lartë të substancës “kristal”, substanca e cila i bënë përdoruesit të përjetojnë ngritje dhe ulje ekstreme të disponimit, shpesh duke i bërë agresivë.

tregojnë vendin e mbuluar në mbeturina, derisa televizori ishte thyer dhe kishte pajisje për injektimin e substancave. Dhoma ishte e mbushur me sende të thyera.

Policët thonë se përdorimi i drogës mund të jetë arsyeja pse dhoma e tij ishte kaq e rrëmujshme … dhe gjithashtu mund të thotë diçka për gjendjen e tij shpirtërore në kohën e vetëvrasjes së tij të dukshme.

Autoritetet kanë deklaruar se Liam u hodh për vdekje nga ballkoni i suitës së tij të katit të tretë në hotelin CasaSur Palermo … dhe duket se kjo drogë dhe efektet e saj mund të jenë shkaktarë për sjelljen e tij të çrregullt.

Policia theksoi se nuk dihet me siguri se si ai u hodh, por një teori është se ai mund të ketë pasur halucinacione si rezultat i substancës ilegale që po përdorte. Hetimi është duke vazhduar. /Telegrafi/

Powered by WordPress