Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Leximi strategjik” i Ukshin Hotit nga Presidenti Trump

“Leximi strategjik” i Ukshin Hotit nga Presidenti Trump

Shkruan: Afrim Kasolli

Autoritet e regjimit në Iran njoftuan se e kanë hapur Ngushticën e Hormuzit për qarkullim tregtar. Mbyllja e saj erdhi si kundëreagim ndaj sulmeve ajrorore amerikano-izrealite kundër infrastrukturës militare dhe civile te Iranit.

Ky i fundit në pamundësi për t’i shkaktuar dëme serioze kapaciteteve ushtarake të SHBA-ve dhe Izrealit u hakmorr duke i sulmuar disa prej shteteve arabe në Gjirin Persik eksportuese kryesore të derivateve të naftës si dhe vendet aleate të Uashingtonit dhe duke e mbylluur ngushticën e Hormuzit për anijet që i konsideron se i përkasin vendeve jo miqësore të Iranit, duke shkaktuar në këtë mënyrë një destablizim global të tregjeve energjetike.

Mirëpo, nuk ka kaloi shumë kohë dhe SHBA-te, po a ashtu e bllokuan edhe për Iranin këtë arterie detare. Kjo është hera e dytë qe Ngushtica e Hormuzit mbyllet. Herën parë nje gjë e tillë ishte bërë nga britanikët në vitin 1953 për ta shtuar presionin mbi qeverinë e majtë të Muhamed Musadekut, pasi ky i fundit e pat nacionalizuar industrinë e naftës.

Rëndësia e kësaj ngushtice për ekonominë botërore tashmë është evidente. 20 per qind e derivateve të naftës kalojnë nëpërmjet saj. Ngritja astronomike e çmimeve te naftës si pasojë e kësaj bllokade flet më mirë se asgjë tjetër. Prandaj, duket se negociatat që po zhvillohen në prapaskenë ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit me ndërmjetësimin e Islamabadit do t’i japin fund kësaj krize.

Sidoqoftë, këtu duhet kujtuar se viktima e parë e çdo destabilizimi te mundshëm të tregjeve energjetike janë ekonomitë evropiane. Dhe sidomos në këtë kohë kur Rusia ndodhet nën sanksione perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë. Ngase siç dihet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rezerva të mjaftueshme energjetike për nevojat e tyre ekonomike. Nuk është e rastësishme që para pak dite kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) ka paralajmëruar se ndoshta Evropa ka edhe “gjashtë jave karburant për avionë”.

Prandaj, debllokimi i këtyre burimeve energjetike është me rëndësi jetike për Evropën. Dhe kjo varësi nuk është e re. Madje siç ka vënë në pah Ukshin Hoti, në punimin “Lufta në Gji” një nga motivet praktike të intervenimit amerikan në vitin 1990 për ta çliruar Kuvajtin nga agresioni i Sadam Hysenit buronte nga këto konsiderata. Sepse standardi dhe industria evropiane kushtëzohen nga cmimet e ulëta të naftës.

Në fund te fundit, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, inetersi primar i SHBA-ve ka qenë si te mbahen ekuilibrat rajonale duke mos lejuar që një shtet i vetem ta projektojë gjjthe fuqinë e tij në Lindje të Mesme. Dhe siç tregoi konflikti i fundit amerikano-izrealit me Iranin, sa për shtetet tjera arabe, po te mos ishin SHBA, Irani mbase qe një kohe do te ishte faktori kryesor gjeopolitik në ate zonë nevralgjike globale.

 

Prandaj, siç ka konstatar Hoti, pikërisht”venia nën kontroll e burimeve të naftës nga një lider( diktator) apo disa lidere(diktatorë) me te cilët do te detyroheshin të benin pazar cmimet e naftës do te rrezikonte industrinë, standardin dhe proceset integrative ne Evropë. Po ashtu në mënyrë indirekte një epilog i tillë, do ta vinte ne sprovë edhe rolin udhëheqës amerikan në Evropës dhe me gjere.

Në këtë kontekst lirisht mund te thuhet se ajo që po ndodh në aktualisht me Iranin pikërisht është motivuar nga synimet per ta ruajtur këtë rol planetar të SHBA-ve. Natyrisht, po ashtu këto zhvillime tregojnë se Presidenti Trump vazhdon ta ketë interes primar Evropën, pavarësisht frustrimit te tij publik. Dhe në fund kuptohet per ta kufizuar potencialin ekonomik global të Kinës.