Janë një sërë raportesh ndërkombëtare, sikur se ai Departamentit të Shtetit, Freedom House, apo kohë më parë edhe i Transparency International, që kanë dëshmuar për nivelin serioz të korrupsionit dhe problemet që e po karakterizojnë sistemin e drejtësisë nën pushtetin aktual.
Kohë më parë në raporti i Indeksit për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International, konstatonte, se në Kosovë, nuk ka gatishmëri politike për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor, dhe ky vend duhet të punojë ende në luftim të korrupsionit.
Me tone të ashpra kritike është shprehur edhe raporti i fundit i Departamentit të Shtetit. Sipas gjetjeve të këtij raporti, Kosova përballet me probleme në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve etj etj. Madje me nismë të opozitës për këtë raport është duke diskutuar edhe Kuvendi i Kosovës. Sipas kësaj të fundit, këto të dhëna tregojnë se Qeveria e Kosovës është shndërruar në strehë për korrupsion.
Ndërkohë, pushteti ka hedhur dyshime mbi saktësinë e këtyre raporteve, pavarësisht faktit se në të kaluarën sa ishte në opozitë të njëjtit i kishte përdorur si absolute kundër pushteteve të kaluara.
Mirëpo, është interesant se ky lexim i ndryshëm nga i njëjti subjekt politik i të njëjtave dokumente është bërë jo vetëm nga i njëjti pozicion politik, varësisht përmbajtjes dhe interesave të momentit. Bie fjala, kryeministri Kurti, në një intervistë për DW, është shprehur i befasuar me raportin e Departamentit.
Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, duke shtuar se DASH-i nuk ka cituar disa organizata që tregojnë progresin e Kosovës. Sipas tij“natyrisht që ka edhe kritika për ne, por nëse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres të jashtëzakonshëm dhe ajo që mua më çudit është që në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk citohet për shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova”.
Por nëse analizohet më vëmendje qëndrimi i pushtetit veçanërisht ndaj raportit Transparency International, ai është i ndryshëm edhe gjatë kohës sa Kurti është në pushtet. Prandaj, në këtë rast nuk e bërë të qartë se për cilin vit është fjala. Kështu, me në mbledhjen e LIII e Këshilli të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, i pari i Qeverisë së Kosovës, e kishte marrë pikërisht si shembull të progresit që ka ndodhur nën pushtetin e tij, raportin Transparency International. Mirëpo, kur e njëjta organizatë një vit më vonë kishte konstatuar ngecjet në sistemin e drejtësisë, të njëjtin Qeveria e kishte heshtur totalisht.
Qëndrime të tilla të kundërta për të njëjtat dokumente, nuk dëshmojnë asgjë tjetër, pos për një lexim cinik që pushteti është duke i bërë imazhit të lënduar ndërkombëtar të Kosovës.