Sipas faqes së njohur të vlerës së futbollistëve transfer markt, futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës Albion Rrahmani i njohur si Lewandowski i Malishevës i është dyfishuar vlera nga 600K sa u shit tek Rapidi i Bukureshtit tash vlera e tij llogaritet 1.2 milionë euro.
Ai ishte golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në edicionin e kaluar me 22 gola dhe pesë asistime, duke e ndihmuar ekipin e tij të shpallet kampion për herë të dytë radhazi.
/TV Arbëria