Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite, ka njoftuar sajti “Sport” të hënën.
Thuhet se Lewandowski tashmë ka tërhequr vëmendjen e skuadrave saudite, të cilat në janar do të bëjnë oferta zyrtare për transferimin e tij.
35-vjeçari është pjesë e Barcelonës dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai është pjesë e Barçës prej vitit të shkuar, ndërsa këtë edicion ka 6 gola e 4 asistime në 9 paraqitje në të gjitha garat. Lewandowski edhe gjatë verës kishte oferta nga Arabia Saudite, por i refuzoi ato. Mbetet të shihet nëse këtë herë Lewa do të dorëzohet përballë ofertave të majme.
/TV Arbëria