Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës do të dërgohen në Hagë

Letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës do të dërgohen në Hagë

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë të ditur sot se do t’i dërgojnë në Hagë, për ushtarët e UÇK-së letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës.

Pas ligjeratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave të Prishtinës, Musmurati ka potencuar se fëmijët kanë bërë punime të ndryshme, të cilat i kanë shpërndarë në OVL të UÇK-së.

“Disa prej tyre po i dërgojmë tek liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë”, ka shkruar ndër të tjera Musmurati në Facebook.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, lidhur me pretendimin për krime lufte është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

/TV Arbëria