Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës”, SPAK përgënjeshtron Berishën: Nuk ka kallëzim

“Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës”, SPAK përgënjeshtron Berishën: Nuk ka kallëzim

Ndonëse SPAK pushoi hetimet për Olsi Ramën sa I përket dosjes Xibraka, Sali Berisha dhe Gament Bardhi pretendojnë se ai është përfshirë.

“Olsi Rama, mos harroni se ka deklaruar para jush se e kam përdorur vetëm njëherë këtë makinë, që kam shkuar në Selanik, e vërteta është se këtë makinë e ka përdorur shumë herë. Ndaj dhe sa del e bën be të rremë para qytetarëve të ngopur me gënjeshtrat e tua, më mirë thuaju pse e ka përdorur kaq shumë herë makinën e grupit të Xibrakës, që e ka përdorur më shumë Gentian Gjinaj, kapoja e grupit në Shqipëri.

Përveç kësaj, i them zotit Rama që del dhe mendon se shqiptarët kanë hallet e tij, i them zotërisë së tij që foli dje, e njoftoj se BKH dixhitale ka njoftuar se me datën 7.12.2024, është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, pra, dërgues anonim. Letra ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën. Në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B”, tha Berisha.

Në përgjgje të këtyre pretendimeve ka reaguar vetë Prokuroria e Posaccme. Përmes një deklarate për shtyp SPAK mohon akuzat se Zaho Koka ka denoncuar Ols Ramën në BKH. Në reagimin e tij SPAK informon zyrtarisht se personi i sipërpërmendur nuk është denoncuar në BKH.

Dumani sqaron se përmes një shkrese që mban datën 13 janar i ka kërkuar BKH informacion nëse ka patur ose jo kallëzim ndaj Ols Ramës.

“Në përgjigje të interesit tuaj: Nisur nga deklarata e bërë në media, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Z. Altin Dumani i është drejtuar Drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) përmes një shkresë më dt. 13.01.2025, për të bërë verifikimet e nevojshme, nëse është dërguar në BKH ndonjë shkresë nga shtetasi i përmendur si Zaho Koka, ku jepet informacion për shtetasin Ols Rama, si edhe rrëmbimin e një biznesmeni me inicialet V.B

Përmes kësaj shkresë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z.Altin Dumani ka kërkuar nëse është dërguar një informacion i tillë, është rregjistruar apo caktuar ndonjë hetues i BKH-së (cili prej tyre) dhe nëse është bërë verifikimi i tij. Z.Dumani ka kërkuar gjithashtu të informohet nëse kanë përfunduar verifikimet e kryera dhe cila është procedura. Më datë, 14.01.2025, Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, përmes një shkresë sqaroi se: “Nga verifikimet e kryera në Sekretari,Protokoll rezulton se në Byronë Kombëtare të Hetimit nuk ka ardhur letër, kallëzim apo denoncim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka”, thuhet nje njoftim.