Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala thotë se Qeverie e tanishme ka bërë lëshime të mëdha të cilat i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit.
Shala në emisionin Pressing në T7 thotë se të gjitha këto lëshime, si nga mënyra e qeverisjes, trajtimit të ekonomisë, raporteve politike brenda dhe jashtë vendimit i kanë bërë dëm vendit.
“Mënyra e qeverisjes së tyre, mënyra e trajtimit të ekonomisë, të trajtimit të raporteve politike brenda dhe jashtë vendit, mënyra e dështimit dhe sabotimit që është bërë institucioneve të shtetit na ka kriju këtë mundësi që ne të jemi relativisht mirë të argumentuara dhe të godasim tek lëshimet që i ka pasur ky vend gjatë këtij mandati qeveritar. Lëshime të mëdha që i kanë shkaktuar dëm ekonomisë së vendit dhe raporteve ndërkombëtare”, tha Shala.