Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Leposaviq, një qytetarit i digjen karriget në ballkon, dyshon se ka të bëjë me punën e tij

Leposaviq, një qytetarit i digjen karriget në ballkon, dyshon se ka të bëjë me punën e tij

Policia ka informuar se një burrë nga Tvrdane i Leposaviqit ka raportuar dje se dy karrigeve në ballkonin e tij u është vënë flaka.

Sipas Policisë, i dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.”, është bërë e ditur në raportin policor.

Kujtojmë që, ditëve të fundit ka pasur djegie të veturave në veri të vendit.

/TV Arbëria