Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ‘Leopardi i borës’ – Ja pse quhet kështu komandanti i ri Forcave të Armatosura të Ukrainës

‘Leopardi i borës’ – Ja pse quhet kështu komandanti i ri Forcave të Armatosura të Ukrainës

Gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, i cili ka udhëhequr forcat tokësore të Ukrainës që nga viti 2019, u gradua së fundmi komandant i forcave të armatosura.

Ai në këtë formë zëvendësoi Valery Zaluzhnyin, i cili u shkarkua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Syrskyi ishte bërë në vitin 2019, kre i forcave tokësore të Ukrainës. Ai kishte komanduar më parë trupat ukrainase që luftonin kundër një kryengritjeje të mbështetur nga Moska në rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut që filloi në vitin 2014 dhe iu dha shenja nofka “Leopardi i Borës”.

Por, pse iu dha ky pseudonim?

Gjatë një interviste për Reuters në muajin janar, Syrskyi tha asokohe ata kishin përdorur “taktika që ishin të ngjashme me mënyrën se si leopardi gjuan për prenë e tij”.

“Kjo krijesë është shumë e kujdesshme, dinake dhe e guximshme”, pati thënë ai.

Edhe në konfliktin e tanishëm me Rusinë, disa avancime dhe fitore të Ukrainës ishin monitoruar nga vetë Syrskyi.

Ai udhëhoqi mbrojtjen e suksesshme të Kievit në muajt e parë të pushtimit dhe më vonë mori titullin Hero i Ukrainës, nderi më i lartë i vendit, për rolin e tij në zmbrapsjen e Moskës në kryeqytetin ukrainas.

Powered by WordPress