Manchester United ka bërë të ditur se ka transferuar zyrtarisht Leny Yoron.
Klubi anglez bëri të ditur se mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.
Lojtari 18-vjeçar ishte në prag të transferimit te Real Madridi, por këta të fundit nuk pranuar të paguanin 50 milionë eurot e kërkuara nga Lille.
Kështu, Manchester United u fut në garë, duke transferuar lojtarin për 60 milionë euro.
“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Leny Yoro i është bashkuar klubit, me kusht që të regjistrohet”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.
“Mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”.
“Në moshën vetëm 18-vjeçare, Yoro ka luajtur tashmë 60 ndeshje të ekipit të parë për Lille OSC”.
“Sezonin e kaluar, ai u emërua në ekipin e sezonit të Ligue 1, duke ndihmuar klubin e tij të përfundonte i katërti në ligë”, vazhdon komunikata e Man United.