Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lëndohet nga mjeti i mprehtë një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Lëndohet nga mjeti i mprehtë një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Një person është lënduar nga një mjet i mprehtë sonte në Prishtinë.

Enis Pllana, zëdhënës në policinë e Prishtinës, tha për Gazetën Express se viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa, policia po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.

Konfirmimi i tij i plotë:

Rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë.

Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.