Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Lajmin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.
Raporti i plotë i policisë:
Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. /TV Arbëria