Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Lëndohen rëndë 7 minatorë të Trepçës, iu ra acidi në trup

Lëndohen rëndë 7 minatorë të Trepçës, iu ra acidi në trup

Shtatë minatorë të Trepçës janë lënduar rëndë pasi iu ra acidi në trup.

Shtatë minatorë janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi të njëjtit kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit.

Pesë nga ta janë ende në trajtim në Emergjencë, ndërsa dy të tjerë janë pranuar në Repartin e Oftamologjisë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ata që janë pranuar në Repartin e Oftamologjisë, kanë lëndime në sy dhe janë në gjendje goxha të rëndë, rreth problemeve me sy, tjerët kanë dhimbje gjoksi, problem me frymëmarrje, djegie të fytit për shkak të atij acidit që është derdhë në Minierë. (Mitrovica Sot)