Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Lëndohen pesë persona pas një aksidenti në Rrugën B, në Prishtinë – Përfshihen shtatë vetura

Lëndohen pesë persona pas një aksidenti në Rrugën B, në Prishtinë – Përfshihen shtatë vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Rrugën B, në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona, shkruan TV Arbëria.

Zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka njoftuar për TV Arbëria se në aksident janë të përfshira shtatë vetura.

Raporti i plotë i policisë:

Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën”B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete( 4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit.