Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lëndohen katër persona në një aksident mes tri veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Lëndohen katër persona në një aksident mes tri veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Bajram Krasniqi.

Krasniqi po ashtu tregoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin.