Mesfushori i Nottingham Forest, Danilo ka një frakturë në kyçin e këmbës së majtë. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i skuadrës, Nuno Espirito Santo.
23-vjeçari brazilian ra në mënyrë të tmerrshme në tokë në një duel për top me sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenho. Braziliani kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore, madje nga përsëritjet u kuptua se me shumë gjasa bëhej fjalë për një frakturë, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ishte një moment i tmerrshëm për të gjithë. Një thyerje e këmbës është një dëmtim shumë i rëndë dhe Danilo do të na mungojë për një kohë të gjatë. Ai është një djalë i mrekullueshëm – gjithmonë i buzëqeshur, gjithmonë i gëzuar. I uroj një shërim të shpejtë”, zbuloi Espirito Santo.
“Ai tashmë është fotografuar, gjë që konfirmoi dyshimet për një frakturë dhe të dielën do të bëhet e qartë se çfarë masash do të merren për rikuperimin e tij. Tani atij i duhet kohë për të pushuar dhe për t’u rikuperuar”, sqaroi menaxheri.