Paulo Dybala u zëvendësua me të filluar pjesa e dytë nga Jose Mourinho për shkak të lëndimit gjatë ndeshjes së mbrëmshme në Ligën e Evropës mes RB Salzburgut dhe Romës.
Roma u përball me Salzburgun si mysafir në ndeshjen e fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës të luajtur në “Red Bull Arena”.
Rezultati përfundimtar lë një shije të keqe te skuadra e Jose Mourinhos, që e pësoi në minutën e 88′ nga goli i Capaldos.
Po ashtu, lëndimi i Paulo Dybalas po shqetëson tifozët, i cili u largua nga fusha me fillim të pjesës së dytë të ndeshjes për shkak të një lëndimi.
Por, tani ka lajme të mira për Romën dhe argjentinasin. Testet e kryera për problemin muskulor të pësuar ndaj Salzburgut përjashtuan çdo dëmtim të muskujve. Vetëm një mbingarkesë që do të duhet të vlerësohet në ditët në vijim.