Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Lekaj: Qeveria nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të Aleancës për vitin 2024

Lekaj: Qeveria nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të Aleancës për vitin 2024

Grupi Parlamentar i AAK-së në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për injorimin që i ka bërë kërkesave të partive opozitare dhe agjensioneve të pavaruara në projekt-buxhetin e vitit 2024.

Kjo qeveri është qeveri e injorimit, e mashtrimit dhe jo në interes të qytetarëve por në interes të klaneve të caktuara dhe që nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të cilat janë të domosdoshme për zhvillim ekonomik”, u shpreh deputeti Lekaj.

Lekaj tregoi se deputetët e shumicës nuk i kanë dhënë përkrahje asnjë amandamenti të propozuar nga deputetët e Aleancës.

Nuk është përfillur asnjë kërkesë e Aleancës, amandamentet e propozuara nga grupi jonë parlamentar. Nuk është përfillur asnjë kërkesë e agjensioneve të pavarura dhe institucioneve tjera. Kjo qeveri ka projektuar buxhet për klanet e veta. Qeveri që asnjë kërkesë nuk e ka përmbushur të asnjë organizate buxhetore”, tha Lekaj.

Komisioni për Buxhet duke mos e përfillur kërkesën e Aleancës për ngritjen e koeficientit, i dha një goditje secilit zyrtar të administratës shtetërore, duke përfshirë Policinë e Kosovës. Mos buxhetimi i rrugës Gjakovë-Dollc, e diskriminoi edhe njëherë Gjakovën. Mos marrja në konsideratë e pjesëmarrjes buxhetore për pensionistët, e goditi një kategori tepër të rëndësishme të shoqërisë, dhe mos miratimi i buxhetit shtesë për hulumtim shkencor e tregon logjikën mashtruese të kësaj qeverie”, shtoi Lekaj.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se në projekt-buxhetin për vitin 2024, në 22 komuna të Kosovës nuk është përfshirë asnjë projekt i ri. Ai theksoi se të gjitha kërkesat e komunave janë injoruar nga Qeveria.

Ky pushtet e ka kthyer buxhetin e Kosovës në buxhet i cili është në shërbim të Vetëvendosjes. Këtij pushteti i duhet opozita vetëm kur i ngushtohet situata në veri apo kur i duhen votat për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Tahiri.

/TV Arbëria

Powered by WordPress