Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lekaj: Qeveria Kurti zhgënjeu qytetarët, zgjedhjet e ardhshme do të sjellin befasi në votime

Lekaj: Qeveria Kurti zhgënjeu qytetarët, zgjedhjet e ardhshme do të sjellin befasi në votime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin më të fortë se në vitin 2021.Ai shprehet i bindur se rezultati do të jetë befasues.

Lidhur me këtë deklaratë ka folur edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili thotë se Kurti do ta marrë shpërblimin e merituar nga qytetarët e Kosovës, duke mos e votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Lekaj nëtha se kjo qeveri ka zhgënjyer qytetarët e Kosovës, pasi që deri më tani nuk ka realizuar asnjë premtim që ka bërë, teksa shton se tani qytetarët janë të zhgënjyer mbi pritshmëritë që kishin ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij.

Qeveria Kurti dhe LVV do të marrë “shpërblimin e merituar” nga qytetarët e Kosovës. Shpërblimi nënkupton vendimin e qytetarëve për të mos e votuar në zgjedhjet e ardhshme këtë pushtet. Kjo Qeveri zhgënjeu qytetarët pasi u ulë mirëqenia e qytetarëve, me bllokimin e sistemit shëndetësor, arsimor, ekonomik, sigurisë, bujqësor, tregtisë, punësimit dhe shtetësisë së vendit. Faktet tregojnë zero realizim të premtimeve dhe 100% zhgënjim mbi pritshmëritë që kishin ndaj Kurtit dhe Qeverisë së tij”, tha Lekaj.

Tutje, ai thekson se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin befasi në votime.

“Goditjen nga qytetarët e di vetë pushteti, por mundohen ta mbrojnë me çdo kusht të kundërtën. Zgjedhjet e ardhshme do të sjellin befasi në votime dhe për këtë duhet ta falënderojmë popullin, i cili me votën e lirë ka ditur t’i bëjë gjithmonë ndryshimet”, përfundoi Lekaj.

 

Themes by WordPress