Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar në lidhje me temat që ka ngritur në seancën plenare.
Lekaj tha se ka ngritur një sërë temash që shqetësojnë mirëqenien e qytetarëve duke i rënditur ato.
I njëjti ka rikujtuar edhe disa nga premtimet e parealizuar të Qeverisë Kurti.
Deputeti i AAK-së tha se qeveria Kurti do të kujtohet për mos-punë, për mashtrim dhe për largim të Kosovës në raport me ndërkombëtarët.
“Kjo Qeveri do të kujtohet për mos punë, për mashtrim dhe për largim të Kosovës në raport me ndërkombëtarët dhe vendet mike” shkruan Lekaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Në seancë në Kuvend ngrita temat që po shqetësojnë mirëqenien e qytetarëveShqetësuese që rugët e Kosovës janë rrugë që po sjellin vdekje
Rruga për Gjilan nuk ka sinjalizim e përfundim dhe është mjerim i punës së Ministrisë së InfrastrukturësRruga Dollc-Gjakovë është turp i Ministrisë që ka lënë qytetarët e Gjakovës në at gjendje, duke e ditur që ka shumë deputetë nga kjo komunë
Zgjerimi i rrugës për Pejë, ku është ndryshuar traseja dhe projekti është ndalë sepse Qeveria nuk kanë bërë llogaritjet e duhura
Rruga për Podujevë, rrugë që çdo ditë ka aksidente dhe përkundër që ja kanë larguar dy shirita për ta përfunduar në afat por që ende se kanë arritë ta përfundojnë
Rruga për Mitrovicë, rrugë që qytetarët e asaj ane duhet të bëjnë dy orë vozitje për të shkuar në Mitrovicë
Premtimet e parealizuara të Qeverisë Kurti
Premtuat 160 erdhe ndërsa keni realizuar vetëm 40 qerdheMinisitria e Arsimit po shpallë tendera një burimore
Nuk keni ndërtuar 4 mijë banesa për qiftet e rejaNuk janë ndërtuar 4 shtëpi për pleq
Nuk ka sigurime shëndetësore, dhe madje pacientët nuk kanë as anagjelltik për pacientNuk ka sigurime as për policët
Për fund potencova që kjo Qeveri Do të kujtohet për mos punë, për mashtrim dhe për largim të Kosovës në raport me ndërkombëtarët dhe vendet mike.