Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lekaj: Në asnjë mënyrë nuk ia bëjmë Kurtit qeverinë, edhe nëse na ofron postin e kryeministrit

Lekaj: Në asnjë mënyrë nuk ia bëjmë Kurtit qeverinë, edhe nëse na ofron postin e kryeministrit

Pal Lekaj deklaroi se në asnjë mënyrë nuk do ta ndihmojë Albin Kurtin ta formojë qeverinë.

“Kemi pasur qëndrimin e njëjtë dhe nuk do të ndryshojmë edhe sikur të na ofrojë postin e kryeministrit”, deklaroi ai.

Temë politike e së hënës ishte letra e dërguar në adresë të kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku, nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili e fton në takim për t’u konsultuar rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re.