Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lekaj komenton deklaratën e Hovenier: Grushtë i fortë politikë për Kosovën i cili ka ardhur si meritë e Qeverisë Kurti

Lekaj komenton deklaratën e Hovenier: Grushtë i fortë politikë për Kosovën i cili ka ardhur si meritë e Qeverisë Kurti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar lidhur me një shprehje që sot ka përdorur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, teksa ka folur për aspiratat e Kosovës për integrim në NATO dhe BE.

Në një prononcim për TV Arbëria deputeti i AAK-së ka deklaruar se Qeveria Kurti ka luajtur me dy lugë në raport me ndërkombëtarët e veçanërisht me SHBA-të.

“Kushdo që ka përcjellë deklaratat që kam bërë në vazhdimësi, mund ti kujtohet sot qëndrimi im qysh para shumë kohësh që Qeveria Kurti ka luajtur me dy lugë në raport me ndërkombëtarët e veçanërisht me SHBA-të”, është shprehur ai.

Sipas tij, deklarata e sotme e ambasadorit Hovenier është grushtë i fortë politikë për Kosovën i cili ka ardhur si meritë e Qeverisë Kurti, teksa shton se kjo ka ardhur si pasojë e politikës jo të qendrueshme të Kurtit.

“Deklarata e Hovenierit është grusht i fortë politik për Kosovën i cili erdhi si meritë e Qeverisë Kurti. E themë kështu sepse Kryeministri Kurti në vazhdimësi ka pasur një politikë jo të qëndrueshme, të përcjellur me ulje dhe ngritje të qëndrimeve, pikëpamjeve dhe veprimeve politike me fuqitë ndërkombëtare“, tha Lekaj për TV Arbëria.

Më tej, Lekaj vlerëson se si pasojë e veprimeve të lartcekura kanë sjellur ftohjen e raporteve dhe ka bërë që Kosova të mos vlerësohet shtet serioz.

“Pra, kjo ka sjellur ftohjen e raporteve dhe ka bërë që Kosova të mos vlerësohet shtet serioz dhe mik që synon të jetë pjesë e familjes evropiane dhe integrimin e plotë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.”

Sa i përket takimeve të Kurtit me ndërkombëtarët Lekaj potencon se ndryshe ka folur në to e pas tyre ka vepruar ndryshe, derisa shton duke thënë se kjo ka ndodhur për të mbrojtur karrigen dhe jo shtetin.

“Sot, nuk i beson askush z.Kurtit as në politikën e brendshme dhe as të jashtme.

Kryeministri Kurti ndryshe fliste në takimet me ndërkombëtarët dhe ndryshe vepronte pas takimeve.

Dhe kjo ka ndodhur jo për të mbrojtur shtetin por për të mbrojtur karrigen e vetë prej Kryeministri”, është shprehur Lekaj.

Tutje, ai thotë se Kosova ka pozicionë të keqë në proceset para nesh e që janë Dialogu me Serbinë, integrimi i plotë në BE, Nato dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare.

“Fatkeqësisht këto janë momente të dobëta për vendin tonë. Kosova ka pozicion të keqë në proceset para nesh e që janë Dialogu me Serbinë, integrimi i plotë në BE, Nato dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare”, përfundoi Lekaj për TV Arbëria.

Powered by WordPress