Lek Nika ka vlerësuar librin “Helmimet, Krimi dhe Mashtrimi” të Prof. Luljeta Pulës, duke e cilësuar një vepër me rëndësi të madhe historike dhe kombëtare.
Në reagimin e tij, Nika thekson përkushtimin e autores në dokumentimin e helmimit të fëmijëve në Kosovë në vitin 1990, si dhe sistemimin e fakteve dhe provave që, sipas tij, hedhin dritë mbi ngjarjet dhe rrethanat e asaj kohe.
Ai vlerëson gjithashtu angazhimin dhe qëndrueshmërinë e autores në trajtimin e kësaj teme, si dhe rëndësinë e librit për ruajtjen e kujtesës historike dhe ndërkombëtarizimin e çështjes.