“Një vit nga Banjska, a është veriu në paqe”, është tema që po diskutohet të martën në “Pressing” të T7.
Analisti Ismail Tasholli, ka thënë se në veri çdo vit ka pasur progres që nga viti 1999, por askush pos Albin Kurtit nuk e ka bërë temë.
Ai tha se siguri ka më shumë në veri, por njëkohësisht edhe KFOR’i.
Por ai shtoi se “10 veta mund ta destabilizojnë veriun për interesa të Vuçiqit”, duke shtuar se situata vazhdon të jetë e brisht.
“A ka progres, po secilin vit ka pas. Po kërkush nuk është cu dhe me bë temë ekskluzive veriun duke e harru pjesën tjetër të Kosovës. Po ka siguri më shumë, por ka edhe KFOR më shumë. Sa fragjile situata është atje së në veri sa të vyn 10 veta munden me destabilizu kur i konveno Vuçiqit”, ka thënë Tasholli.
E analisti Taulant Kryeziu, tha se sot 1 vit ka pasur sulm terroriste.
“Nëse është sulmu, sdi kush bën folklorizëm as këta që bëjnë shahirat, unë s’bëjë shahira. Unë po jap fakte”, ka thënë ndër tjerash ai.