Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Legjenda e Barcelonës akuzohet për trukim të ndeshjeve

Legjenda e Barcelonës akuzohet për trukim të ndeshjeve

Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o është akuzuar për trukim të ndeshjeve në Kamerun.

Sipas “Camfoot”, Eto’o, i cili është presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, thuhet se ka dhënë një premtim për ta dërguar në kampionatin e dytë të Kamerunit skuadrën e Victoria United duke manipuluar disa ndeshje.

Victoria United përfundoi duke u ngritur, me federatën që e përjashtoi skuadrën e Stade de Bertouas nga ngritja në ligën e dytë.

Tani janë publikuar disa përgjime, në të cilat Eto’o i ka thënë presidentit të Victorias, Valentine Gwain që ai do ta ndihmojë klubin të ngritët më lartë duke manipuluar gjyqtarët.

Ka gjëra të cilat mund t’i bëjmë, por kjo duhet të mbetet sekret vëlla. Nuk kam pasur kohë që të shkoj në shtëpi ende. Jam jashtë vëlla. Nuk kam pasur kohë të kthehem në shtëpi dhe të punojë me presidentin e asociacionit të gjyqtarëve të Kamerunit sepse unë i thërras gjyqtarët direkt dhe iu them të jenë më të kujdesshëm. Por unë mund të punojë me presidentin”, ishin fjalët e Eto’os në përgjimet e publikuara.

Biseda thuhet se ka ndodhur pasi që skuadra e Victoria humbi 1:0 në dhjetor të vitit të kaluar, me Gwain që e kishte pezulluar ndeshjen për tu ankuar te gjyqtarët.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress