Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lëndohen dy policë në Gjakovë

Lëndohen dy policë në Gjakovë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Gjakovë dhe se gjatë arrestimit të tij dy policë janë lënduar.

I dyshuari kishe rezistuar të arrestohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë dhe njëkohësisht gjatë arrestimit ka rezistuar, me ç’rast janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria