Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Ledri Vula krah Endrit Thaçit në protestë

Ledri Vula krah Endrit Thaçit në protestë

Këngëtari i njohur, Ledri Vula, është parë sonte në mesin e protestuesve në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

Në mesin e protestuesve është parë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në protestat në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ledri Vula pritet t’i drejtohet sonte qytetarëve edhe me një fjalim, duke iu bashkuar figurave publike dhe artistëve që janë bërë pjesë e protestave të fundit.

Pamjet nga protesta kanë tërhequr vëmendje, teksa Ledri dhe Endrit Thaçi janë parë krah njëri-tjetrit në mesin e qytetarëve./Indeksonline/