Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Lecce mposht Atalantan

Lecce mposht Atalantan

Ka përfunduar ndeshja hapëse e programit të sotëm të Serie A, ku pikët e plota i takojnë skuadrës së Lecces.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Gewiss”, Lecce e ka mposhtur Atalantan me rezultat të ngushtë 2:1.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Assan Ceesay, i cili shënoi në minutën e 4′ për ta kaluar Leccen në epërsi prej 1:0.

Lecce arriti ta thellojë epërsinë në 2:0 si mysafirë, përmes golit të Alexis Blin në minutën e 74′.

Golin e nderit për Atalantan e shënoi Rasmus Hojlund në minutën e 87′ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Lecce zë vendin e 13 në kuotën e 27 pikëve, krahas Atalantas që zbret në pozitën e pestë me 41 pikë, aq sa ka edhe Roma tani në vendin e katërt por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Lecces. /TV Arbëria