Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > LDK zyrtarizon kandidaturat për kryetar komune, në përjashtim të katër komunave

LDK zyrtarizon kandidaturat për kryetar komune, në përjashtim të katër komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit.

Përjashtim bëjnë katër komuna: Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë.

Kryetari Lumir Abdixhiku tha se për këto komuna kandidatët do të zyrtarizohen në ditët në vijim.

“Përparim Rama – Prishtinë, Imri Ahmeti – Lipjan, Xhafer Gashi – Obiliq, Besnik Osmani – Fushë Kosovë, Podujevë – Ekrem Hyseni, Drenas – Gazmend Heta, Vushtrri – Xhafer Tahiri, Mitrovicë – Gëzim Plakolli, Gazmend Muhaxheri në Pejë, Ilir Ferati në Istog, Junik – Ruzhdi Shehu, Deçan – Jeton Mushkolaj, Novobërdë – Bajrush Ymeri, Suharekë – Ardian Shala, Ferizaj – Visar Azemi, Viti – Sokol Haliti, Gjakovë – Shefqet Shehu, Rahovec – Burim Krasniqi, Prizren – Driton Selmanaj, Shtime – Kastriot Shabani, Gjilan – Arbër Ismajli”, ka thënë Abdixhiku,.