Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > LDK sot mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

LDK sot mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 18:00 do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Në njoftim thuhet se mediat mund ta përcjellin fjalimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, ndërsa më pas do të vazhdojnë punimet.

“Sot (e mërkurë), në orën 18:00 mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mediet mund të përcjellin fjalimin e kryetarit Abdixhiku, ndërsa më pas Këshilli i Përgjithshëm vazhdon punimet. Mbledhja mbahet në Venus Hotel (Magjistralja Prishtinë – Ferizaj).”