Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > LDK refuzon frontin e përbashkët opozitar, Abdixhiku: S’kemi lidhje me PDK-në dhe AAK-në

LDK refuzon frontin e përbashkët opozitar, Abdixhiku: S’kemi lidhje me PDK-në dhe AAK-në

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Kosovës nuk i duhet një front i bashkuar opozitar ndaj Qeverisë Kurti. Ai thotë se LDK nuk ka lidhje me PDK-në, AAK-në e aq më pak me parti të tjera jo parlamentare.

Ai thotë se bashkëpunimi opozitar tani është për shkak të natyrës që gjendet vendi politikisht, jo për shkak të bindjeve të njëjta ideologjike apo programore.

Abdixhiku: Kosovës nuk i duhet front i bashkuar opozitar, por LDK e fortë

“Ne jemi parti të ndryshme. LDK nuk ka lidhje me PDK dhe AAK-në, e aq më pak me parti të tjera jo parlamentare. Ne kemi identitetin tonë politik, veprues dhe ideologjik. Bashkëpunimi opozitar është për shkak të natyrës që gjendemi politikisht, jo për shkak të bindjeve të njëjta ideologjike apo programore. Kosovës nuk i duhet front i bashkuar opozitar. Kosovës i duhet një LDK e fuqishme që merr mbështetjen qytetare dhe në bazë të programit të LDK-së më pas zhvillohet projektet konkrete dhe rikthehet integrimi euro-atlantik. Këto përpjekje mbijetesë të faktorëve politikë të shkuar nuk i analizojmë as nuk i mbajmë për bazë politike serioze të komunikimit të brendshëm politik”, thekson ai.

Abdixhiku tregon edhe alternativën qeverisëse të LDK-së.

Abdixhiku: Së shpejti do të dalim me alternativën qeverisëse

“Ne do të dalim me një program politik i cili do të jetë i detajuar për çdo fushë. Prej politikës së jashtme të brendshme, infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit me ide konkrete. Pra do të flasim për projekte madhore energjetike, për termocentralin me gazë, do të flasim për reformën në arsim, për shkolla, çerdhe, mësimdhënës, për ndërtimet e reja, infrastrukturën, rrugët që do të përfundojnë shpejtë brenda dy vite e gjysmë. Do të flasim për gjëra dhe projekte konkrete për qytetarët tanë. Këtë program do të bëjmë publik shpejtë, siç do të flasim edhe për nevojën e një force politike që është koherente në zhvillimet e fundit. Prandaj e kemi hapur partinë për figura dhe profesionist të kohës. Vetëm gjatë vitit të kaluar LDK-së i janë bashkuar kryetarë komunash, deputetë të Kuvendit, anëtarë të shoqërisë civile dhe aktivistë të tjerë”, përfundon Abdixhiku.  /TV Arbëria

 

Abdixhiku për Asociacionin: Qeveria ta procesojë në bazë të vendimit të Kushtetueses

Abdixhiku: Qeveria Kurti tërësisht e paaftë dhe me afera korruptive

Themes by WordPress