Lidhja Demokratike e Kosovës, dega Prizren, ka reaguar ashpër ndaj skandalit të transmetuar në emisionin “Betimi për Drejtësi”, lidhur me ndërtimet pa leje të moteleve në komunën e Prizrenit.
Në reagimin e tyre thyhet se rasti në fjalë i transmetuar në media dhe shumë raste tjera vërtetojnë skemën e keqpërdorimeve të pozitave zyrtare nga ata që duhet të jenë mbrojtës të interesave publike.
“LDK në Prizren, kërkon që rastet e tilla të paraqitura nga emisionet hulumtuese, duhet të jenë alarm për organet e drejtësisë, dhe i bën thirrje që të reagojnë, e që prizrenasit mos t’a vuajnë qeverisjen e keqe të pushtetarëve të Prizrenit” thuhet në reagimin e tyre.
Tutje në reagim kërkohet që bartësit e funksioneve publike që janë zhytur në këtë skandal, të dalin para organeve të drejtësisë.
Reagimi i plotë: