Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se në dakordimin në Bruksel, më 27 shkurt, vendosi të tejkaloi trashëgimin e të kalaurën me një copë letre, duke përfshirë siç thotë ai, krimet e masakrat që ka kryer Serbia.
Abdixhiku u shpreh se parathënia e marrëveshjeve ishte mbajtur fshehtë nga kryeministri Kurti.
Sipas tij, dakordimi i 27 shkurtit në Bruksel, vërtetoi të gjitha brengat e tyre që kanë ngritur në Kuvendin e Kosovës dhe se kjo marrëveshje nuk përmban njohje të ndërsjell në qendër.
Abdixhiku: Palët vendosën të tejkalojnë trashëgimin e të kaluarës me një copë letër
“Parathënia e saj e cila ishte mbajtur fshehtë, tërësisht fshehtë nga kryeministri i Kosovës në raportimin e fundit të bërë në këtë seancë të lënë në gjysmë dhe arsyen e mbajtjes së fshehtë të kësaj parathënie të preambulës e gjenë në dy formulime skandaloze të rënda me dëme historike për Kosovën. Dhe ky formulim mban dakordimin e kryeministrit të Kosovës. i pari ka të bëjë me tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës i dyti ndërsa pa paragjykim të palëve mbi çështjen e statusit. Këto dy formulime tejkalohet e kaluara në mes Kosovës dhe Serbisë me dakordim të palëve përfshirë krimet, masakrat madje edhe pikëpamjet interpretuese mbi këto krime, sepse palët kanë vendosur tejkalojnë trashëgimin e të kaluarës me një copë letre. Në vend të ballafaqimit të Serbisë me të kaluarën në preambulë si vlerë kryeministri i Kosovës dakordohet për tejkalim të trashëgimisë të të kaluarës. Dhe jo vetëm kaq në një rast të pa precedent Kosova pajtohet me paparagjykimin rreth statusit të vetë politik. Pra barazon mos njohjen e Serbisë me vetë aktin e deklarimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. ky formulim në preambulë neutral ndaj Republikës së Kosovës është lëshimi më i madh ndonjëherë në procesin e dialogut nga një kryeministër i Kosovës .Neutralitetin mbi statusin është dëm historik për Kosovën madje edhe në marrëveshjet paraprake që kishin ambiguitet si ajo e fusnotës kishte referencë mbi vendimin e GJND mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh po ashtu se marrëveshje Kurti-Vuçiq sjell neutralitetin ndaj statusit politik.
Abdixhiku: Marrëveshja Kurti Vuçiq sjell neutralitetin ndaj statusit politik
“Marrëveshja Kurti Vuçiq përveç se tejkaloj trashëgiminë e të shkuarës në një anë sjell neutralitetin ndaj statusit politik në preambulë dhe atë si vlerë jep bazë të re të trajtimit të çështjes së Kosovës në stade të paimagjinuara ndonjëherë. Pra, marrëveshje jo vetëm që nuk ka njohje në qendër të saj por ka neutralitet ndaj statusit si pjesë veriore mu në hyrje të saj…Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”, tha ai.
Sa i takon nenit 7 të kësaj të dakordimit në Bruksel, Abdixhiku u shpreh se Kurti ka hapur dritare të re me këtë nen.
Abdixhiku: Kurti me nenin 7 ka hapur dritare të re
“Në nenin 7 një nga pranimet e bëra është ajo e Asociacionit jo etnik sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pozicion i ynë tash e sa kohë. Tjetër punë se si kryeministri i Kosovës do të arsyetoj këtë pranim para bazës së vetë, por ajo që nuk dihet se që është pranuar janë defininuara në nenin 7 aty kryeministri Kurti ka hapur një dritare të re, fillimisht nëpërmjet pajtimit për të siguruar një nivel të duhur vetëmexhimi për komunitetin serb në Kosovë më pas duke siguruar ndërlidhje të drejtpërdrejtë financiare me Serbinë e më pas duke zyrtarizuar statusin e Kishës Serbe Ortodokse për të ofruar nivel të mbrojtjes në përputhje me modelet evropiane”, tha ai.
E derisa kreu i LDK-së bëri propozimin për mocion që të raportoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deputetët e mazhorancës bënin zhurmë.
E karshi këtij reagimi, Abdixhiku u shpreh se zhurma dhe frika e deputetëve të pushtetit është e paarsyeshme. Sipas tij, numri i deputetëve të pushtetit është i madh, por me pak guxim.
Abdixhiku: Zhurma dhe frika e deputetëve të pushtetit është e paarsyeshme jeni shumë në numër jeni pak në guxim
“Propozoj mocion procedural që së pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës të ndodh raportimi kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogut konform rezultateve paraprake të nxjerra në Kuvend..Zhurma dhe frika e deptutëve të pushtetit është e paarsyeshme jeni shumë në numër jeni pak në guxim”, u shpreh ai.
/TV Arbëria