Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi ka thënë se nuk do të lejojë “që vullneti politik dhe demokratik i mërgatës të cenohet sa herë që rezultati zgjedhor nuk përputhet me interesat e Vetëvendosjes”, referuar kërkesës së VV-së që të anulohen votat me postë nga mërgata.
LDK thotë se “Vetëvendosje kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës sonë për LDK-në, vetëm pse nuk u pëlqen rezultati”.