Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > LDK në 25-vjetorin e Epopesë, kujton sakrificën sublime të Familjes Jashari

LDK në 25-vjetorin e Epopesë, kujton sakrificën sublime të Familjes Jashari

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kujtoi sakrificën sublime të Familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante dhe më të lavdishme të luftës dhe rezistencës së familjes Jashari ndaj sulmeve të egra nga makineria serbe, e me këtë ngjarje shënojnë dhe luftën e Kosovës për liri e çlirim.

“Rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri. Komandanti Legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari dhe familja Jashari mbesin udhërrëfyes dhe shembull unikat në botë për gjenerata të tëra. U mbesim borxh gjithë familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën tonë ashtu siç deshën ata. Çdo ditë, sikurse sot në këtë 25 vjetor të Epopesë së UÇK-së, u jemi mirënjohës dhe u përulemi përjetësisht Familjes Jashari, fëmijëve, grave e burrave të mëdhenj të kombit që sakrifikuan jetën për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

TV Arbëria

Powered by WordPress