Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se qytetarë të shumtë u kanë dërguar mesazhe gjatë ditës për të shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat.
LDK nëpërmjet një postimi në Facebook, në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre.
“Zgjidhja është e qartë. Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme”, thuhet në reagim.