Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > LDK kërkon nga kushtetuesja interpretimin e Ligjit për Zyrtarët Publik

LDK kërkon nga kushtetuesja interpretimin e Ligjit për Zyrtarët Publik

Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e Ligjit për Zyrtarët Publik, i miratuar së fundi në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i deputetëve Arben Gashi tha se kanë kërkuar që ligji në tërësi të shpallet antikushtetues.

Gashi: Ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

“Vlerësojmë se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, është në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës që është Marrëveshja për Stabilizim Asocimin dhe po ashtu është në kundërshtim me ligjet e tjera. Prandaj vlerësojmë se edhe në përmbajtje edhe në frymë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës po ashtu është edhe në shkelje të procedurave dhe rregullave të Kuvendit të Kosovës. Prandaj ne vlerësojmë që ky ligj vendimi për këtë ligj që do të merret nga Gjykata Kushtetuese do të jetë që ligji është antikushtetues”, tha Gashi.   /TV Arbëria

Themes by WordPress