Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi në Facebook, kanë shprehur përkushtimin e tyre për të luftuar për të drejtat e personave me Sindromën Down.
“Çdo person, pavarësisht aftësive të tij ka talent dhe potencial të veçantë. LDK është e përkushtuar të luftojë për të drejtat e personave me Sindromën Down dhe të sigurojë që personat që jetojnë me aftësi të veçanta të kenë mundësi të barabarta me të gjithë”.
“Le të riangazhohemi dhe të kujtojmë sloganin e fuqishëm “Me ta, jo për ta”, ku të gjithë përpiqemi të krijojmë një shoqëri të shëndoshë dhe të barabartë”, thuhet tutje në njoftim.
/TV Arbëria